“Sllovakia përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën”

Shefi i misionit në Zyrën Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, ka thënë se vendi i tij nuk ka qenë kurrë kundër që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

“Dua ta shfrytëzojë këtë mundësi për të qartësuar se Sllovakia kurrë nuk ka qenë kundër Kosovës – liberalizimit të vizave për Kosovën. Qytetarët e Sllovakisë mendojnë se liberalizmi i vizave sa më parë që të ndodhë është më mirë”, ka thënë Kostilnik në një intervistë

Ai ka deklaruar po ashtu se vendi i tij ka qenë konstruktiv për të votuar pro Kosovës që të anëtarësohej në INTERPOL, po dhe ka sqaruar se pse kanë qenë kundër anëtarësimit në UNESCO.

“Ky vendim ka qenë gjithëpërfshirës, përfshirë të gjitha partitë politike, Qeverinë, Parlamentin – të gjitha institucionet dhe është vendosur që Sllovakia të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Nuk ka qenë vendim vetëm i një personi, por vendim kolektiv dhe arsyeja pse kemi votuar kundër është se Kosova ka më shumë punë për të bërë, sikur kthimi në procesin e dialogut me Beogradin të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu