Sneijder tregon kush janë dy ekipat favorit për Champions League në këtë sezon

Wesley Sneijder vë bast që Barcelona dhe Liverpool do të jenë prapë më të mirat në Ligën e Kampionëve, por ai shpreson që Interi mund të shkojë larg pas nënshkrimit me “superyllin Romelu Lukaku”

Ish mesfushori i Nerazzurri sapo ka lajmëruar pensionimin dhe hodhi shortin në mbrëmjen e sotme për fazën e grupeve 2019-20.

“Është vështirë të them çfarë do të shohim këtë sezon për shkak se vetëm ka filluar, por kam disa dyshime, megjithatë bazuar në sezonin e kaluar besoj që Barcelona dhe Liverpool janë favorit”, ka thënë Sneijder për Sky Sport Italia.

“Inter është përmirësuar shumë, ka filluar mirë nën urdhrat e Antonio Contes dhe ka nënshkruar me një superyll si Lukaku. Dëshiroj një sezon sa më të mirë për Interin, si në Serie A dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve”.

Nerazzurri i ka dhënë Lukakus numrin 9, të cilin e kishte Mauro Icardin që duket nuk është në plane të skuadrës.

“Nuk e njoh personalisht Icardin dhe kurrë nuk kam punuar me të, kështu që nuk di çfarë të them për të”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu