Snopçe: 180 maturantë të Medresesë nuk mund të regjistrohen në universitete, ata po ikin në Turqi

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend kritikoi ashpër Ministrinë e Arsimit në lidhje me qasjen ndaj problemit të nxënësve të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, të cilët nuk kanë të drejtë të regjistrohen në fakultetet në RMV.

Snopçe tha se ASh-ja do të nis iniciativë për pranimin e diplomave nga Medreseja.

Janë rreth 180 maturantë që nuk kanë të drejtë të regjistrohen, rreth 550 nxënës të Medresesë Isa Beu të cilët vetëm e kryejnë shkollimin e mesëm dhe për shkak të mos pasjes së akreditimit nuk kanë të drejtë të regjistrohen në universitetet shtetërore.

Paradoksi më i madh, shteti i Turqisë i pranon, mund të regjistrohen në Turqi, nuk mund të regjistrohen në universitetet e këtij shteti. Unë këtu garantoj në emër të ASh-së se do nisim iniciativë për ligj për pranimin e diplomave nga ana e shtetit”, tha mes tjerash Snopçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu