Sociologët: BDI kërcënon si qeni para ngordhjes

Pas kërcënimeve ndaj profesorit Ali Pajaziti, sociologët vlerësojnë se BDI ka filluar të reagojë ngjashëm si qent që kafshojnë para ngordhjes. Njëri prej tyre, Alajdin Demiri thotë se kërcënimet e BDI-së ndaj intelektualëve dëshmojnë frikën e BDI-së nga krimet që ka bërë dhe pasojat të cilat do ti bartë pas 11 dhjetorit. “Edhe ai fakt se ata e kuptojnë këtë të jesh ose të mos jesh, për arsye se vetëm ata i dijnë krimet që i kanë bërë edhe nëse bien nga pushteti e shohin veten në varianta pak tjera jo politike burgje dhe hetime etj. Një proverb popullore e spjegon shumë mirë: “Qeni tërbohet dhe i kafshon gjithë anët kur i afrohet vdekja”. Gjithë kjo e sqaron atë gjendjen psikologjike të partisë në pushtet se në çfarë gjendje shpirtërore është”, thotë sociologu Alajdin Demiri. Sipas Demirit, kërcënimet nuk do t’i ndihmojnë BDI-së, por përkundrazi do ta rënojnë edhe më shumë këtë parti, pasi qytetarëve tanimë ju ka plasur frika. “Koha e kërcënimeve ka kaluar dhe njerëzit janë të inkurajuar posaçërisht pas paraqitjes së Prokurorisë Speciale mendoj se këto punë nuk do të japin efektet e duhura sipas pushtetit, mirëpo do të japin efekte të tjera ashtu siç edhe paraqitet në rastin konkret te profesori Ali Pajaziti”, ka thënë më tej Demiri. Profesori Ali Pajaziti, kohëve të fundit ka ngritur zërin kundër disa dukurive negative në shoqëri, ndërsa dje ai ka pranuar disa porosi përmes telefonit me përmbajtje kërcënuese. Sipas Pajazitit, kërcënimet e tilla vijnë si pasojë e postimeve që i ka publikuar nëpër rrjete sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu