Sofja e gatshme për dialog me Shkupin, ndonëse e akuzon për qasje destruktive

Bullgaria mbetet e gatshme për dialog me Maqedoninë e Veriut për zgjidhjen e kontestit që kanë dy vendet mes vete, ndonëse nuk ka shenja konkrete se gjërat mund të lëvizin përpara së shpejti, pasi siç tha përfaqësuesi i Përhershëm i Bullgarisë në Bashkimin Evropian (BE) Dimitar Tsanchev, partnerët tanë maqedonas vazhdojnë të mos zbatojnë Marrëveshjen e Fqinjësisë me Bullgarinë.

I cituar nga radioja kombëtare bullgare BNR, ai shprehu gatishmërinë e Sofjes zyrtare për dialog.

Mbështesim politikën e zgjerimit të BE, duke respektuar në përpikmëri të gjitha kriteret. Fatkeqësisht, partnerët tanë maqedonas vazhdojnë të mos zbatojnë Marrëveshjen e Fqinjësisë me Bullgarinë, që është njëri nga kushtet për hapjen e rrugës për Maqedoninë e Veriut për të filluar negociatat. Megjithatë, Bullgaria mbetet e gatshme për dialog”, tha ambasadori Tsanchev pas një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Canchev theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi sigurimit të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Sofja mbështet futjen e një çertifikate dixhitale të gjelbër, e cila duhet të lehtësojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt, njëkohësisht të kontribuojë edhe për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit.

Ndryshe, takimi online për temë bisede kishte negociatat e anëtarësimit në BE midis Malit të Zi dhe Serbisë

Kujtojmë së dialogu me Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut aktualisht është duke pushuar nga shkaku i procesit për formimin e qeverisë në Sofje të dalë nga zgjedhjet e marsit. Sidoqoftë, autoritetet në Bullgari të hënën përgënjeshtruan se qeveria e vendit u ka dërguar vendeve anëtare të BE-së një tekst me përmbajtje Maqedoninë e Veriut, ashtu siç raportuan disa media në Shkup.

Një gjë e tillë nuk korrespondon me të vërtetën, një dokument i tillë nuk i është dërguar askujt”, thuhet në demantin e autoriteteve bullgare të cituara nga televizioni kombëtar BGNES, ku thuhet se letra e fundit në emër të zv/kryeministres Ekaterina Zaharieva në adresë të komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhei ishte ajo nga data 31 mars, në të cilën e ajo informon për diskriminim nga institucionet në RMV ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare.

Një është e sigurt se pa formimin e qeverisë në Sofje nuk mund të ketë lëvizje përpara në gjetjen e zgjidhjes për kontestet historike që kanë Sofja dhe Shkupi, nga i cili më së shumti pëspn ky I fundit, të cilit problemi me fqiun Bullgarinë, i ka mbyllur perspektivën evropiane.

Pikërisht për këtë, ditë më parë foli edhe ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë Karoline Edshtadler e cila në një konferecë për mediat në Vjenë tha se Maqedonia e Veriut është kandidat për shëmbëlltyrë dhe se gjatë presidencës portugeze korniza negociuese për konferencën e parë shpejt duhet të finalizohet. “Çdo vonesë e mëtejshme do të na lë humbës. Sinqerisht, them se, nuk e kuptoj që Bullgaria edhe më tej po bllokon”, tha ajo.

Edshtadler tregoi se Maqedonia e Veriut është kandidat për shëmbëlltyrë dhe se madje ndryshoi emrin për të arritur hapa të vërtetë drejt Evropës, duke kujtuar se nën presidencën gjermane u bënë përpjekje të mëdha për të zgjidhur bllokadën bullgare, por kjo dështoi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu