Bazuar në të dhënat e bëra publike në Anketën e Cilësisë së Jetës, realizuar nga Komisioni Europian, vihet re se Shqipëri hy tek vendet ku marrëdheniet epror-vartës nuk janë për t’u pasur zili dhe jo gjithmonë shkojnë vaj.
Të dhënat e anketës për Shqipërinë:
-51% e shqiptarëve janë përgjigjur se marrëdheniet epror-vartës janë të tensionuara
-34% janë përgjigjur se këto marrëdhenie janë disi të tensionuara
-16% janë përgjigjur se në këtë lloj marrëdhenieje nuk ka tension
Përgjigjet sipas grup-moshave:
Të rinjtë janë përgjigjur se marrëdheniet epror-vartës janë shumë të tensionuara (55% e moshës 18-24 vjeç).
Nga të dhënat e sondazhit vihet re se në Shqipëri marrëdheniet epror-vartës janë më të tensionuarat në të gjithë
Evropën.
Marrëdheniet vartës-epror në rajon:
-Përqindja e njerëzve që i vlerësojnë si shumë të tensionuara është e lartë
-Maqedonia është vendi me përqindjen më të lartë pas Shqipërisë me 47%
-Serbia, 43%
-Mali i Zi dhe Turqi me 30%
Marrëdheniet vartës-epror në Europë:
-Përqindja e të pyeturve që i cilësojnë këto marrëdhenie si të tensionuara është 24% më pak se në Shqipëri
-Danimarka ka përqindjen më të ulët me 4%
-Finlanda dhe Suedia me 11%
-Hungaria dhe Kroacia kanë përqindjen më të lartë
FOTO: