Sonte do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, ashtu që qytetarët nga mesnata do të mund të blejnë derivatet më lirë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,660 den/kg”, sqarojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit.

Sonte nuk do të ndryshojë çmimi i benzinës Eurosuper BS-95, eurodizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

Komisioni theksoi që nga 19 nëntori, çmimi i benzinës BD-95 do të jetë 91.5 denarë, BS-98 do të jetë 92 denarë, eurodizeli 93 denarë, vaji ekstra i lehtë 88 denarë dhe mazuti 45.962 denarë.

“Në çmimet më të larta të shitjes me pakicë, të përcaktuara sipas nenit 1 të këtij vendimi, akcizat që I paguajnë tatimpaguesit në pajtueshmëri me rregullat e akcizave kanë këto vlera: Eurosuper BS-95 dhe BS-98 është 22 denarë tatim, nafta eurodizel BS dhe vaji ekstra i lehtë 15.50 denarë, ndërsa për mauzt 0.1 denarë”, sqarojnë nga Komisioni./Portalb.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu