Sonte pas mesnate edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore

Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim e mbajti konventën promovuese në sallën Boris Trajkovski në Shkup e cila kishte të pranishëm mbi 20 mijë simpatizantë , ndërsa në po në këtë sallë të martën konventën promovuese do ta mbajë edhe Lëvizja Besa dhe RDK të cilët në këto zgjedhje do të garojnë me listë të përbashkët., transmeton Flaka.

Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët konventën promovuese të kandidatëve për deputet e mbajti sonte në sallën e sportit në Gostivar, nga ku u lëshuan shumë mesazhe por azgje konkrete dhe anjë project.

PDSH konventën promovuese e ka mbajtur më herët, ndërsa nesër zyrtarisht fushatën e fillon me një tubim qendror në Studeniçan.

Dy koalicionet më të mëdha të partive maqedonase, të drejtuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM poashtu kanë përfunduar konventat dhe nesër fillojnë fushatën me takime të drejtpërdrejta me elektoratin.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i drejtuar nga VMRO fushatën e fillon në Ohër, ndërsa koalicioni opozitarë maqedonas i drejtuar nga LSDM-ja opozitare tubimin e parë do ta zhvillojë në Prilep./Flaka/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu