”Sopoti” në duar të PSP-së, a do të ketë drejtësi për sopotasit?

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka bërë të ditur se e merr në kompetencë të saj lëndën ”Sopoti”. Pas dhënies së kësaj lënde nga Gjykata Penale e Shkupit, PSP-ja kishte tetë ditë kohë për të dhënë një përgjigje.

Avokati Naser Raufi, ka konfirmuar për TV21 se në seancën e shtatorit, ”Sopoti” do të përfaqësohet nga PSP-ja.

Në rastin e Sopotit janë të dënuar 11 banorë të këtij fshati për terrorizëm dhe u dënuan me 150 vite burg.

Ky rast ka të bëjë me incidentin e vitit 2003 kur në mina shkeli një kontingjent polak i NATO-s, me ç’rast u vranë dy pjesëtarë. PSP-ja më herët bëri të ditur se ka të dhëna të besueshme që dëshmia kryesore ku është bazuar akuza, është marrë në rrethana të dhunshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu