Sot dita “D” në BDI, kompromis apo ndarje të rrugëve mes Ahmetit dhe “Grupit të zjarrit”?!

Në selinë e BDI-së në Tetovë sot pritet të zhvillohet takimi vendimtar midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe grupit të të pakënaqurëve i ashtuquajtur si “Grupi i zjarrit”, ku bëjnë pjesë Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta dhe të tjerë.

Në këtë takim të konfirmuar në tryezë janë çështjet e ngritura nga grupi i të pakënaqurëve përmes një letre, ku shprehet pakënaqësitë ndaj ministrave dhe sidomos zv/kryeministrit Artan Grubi, por edhe mungesa e konsolidimit dhe strukturimit të BDI.

Ahmeti ditë më parë theksoi se është i hapur për debat të brendshëm për të tejkaluar të gjitha mosmarrëveshjet dhe për të fuqizuar partinë e tyre, por duke mos dhënë sinjale se do të plotësojë kërkesat kyçe të grupit të të pakënaqurëve, mes të cilëve janë dy nënkryetarë partie, kryetarë komunash dhe deputetë, që deri tani rezultojnë 2 deputetë nga radhët e BDI-së.

Pas këtij takimi do të jetë e qartë se a do të ketë rehati brenda subjektit më të madh politik, apo do të ndahen rrugët mes Ahmetit dhe këtij grupimi në BDI.

Analisti politik, Xhelal Neziri mbrëmë në Click Plus në Tv21 për takimin që do të mbahet mes “grupit të zjarrit” në krye me Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin thotë se në tavolinë do të ketë tre opsione. Njëra do të jetë që “grupi i zjarrit” të pajtohet, e dyta të ndahen nga BDi-ja dhe e treta komprimisi me zv.kryeministrin që ta marrë “grupi i zjarrit”. “Nesër do të ketë 3 zgjidhje, ose grupi i zjarrit do të pajtohen me këto zgjedhje kadrovike, e dyta do tju thotë bëni shtëpinë tuaj dhe e treta është komprimisi që zv/kryeministri ti kthehet grupit të zjarrit” u shpreh Neziri.

Sipas Nezirit opcioni më i mundshëm ëshët ndarja e grupit nga BDI-ja dhe sa do të dëmtojë kjo ndarje është çështje tjetër, por nga historia asnjë ska pasur sukses që ka dalë nga BDI-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu