Spahiu i Aleancës Kuq e Zi pas zhgënjimit ikën drejt Brukselit (VIDEO)

Kreshnik Spahiut ikën nga Shqipëria, për të jetuar jashtë vendit. Zhgënjimi që provoi nga Lulzim Basha u pasua jo vetëm me largimin nga politika, por siç duket edhe me ikjen nga Shqipëria. Spahiu është fotografuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa nisej jashtë kufijve. Mësohet se ai do të jetojë në Bruksel për të punuar në zyrat e “Transparency International”.

Sakaq, edhe në profilim e tij në facebook, Spahiu ka postuar një video nga avioni, në të cilën mbishkruan: Lamtumirë

Zhgënjimi nga politika, ka qenë shokues për Kreshnik Spahiun, që në intervistën e fundit, citoi vargjet e himnit: Prej lufte veç ai largohet, që është lindur tradhëtor…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu