Spahiu: Fushata politike e partive maqedone e pistë dhe shantazhuese, e vetmja shpresë për shoqerinë tonë “Kryeministri Shqiptar”

Kryetari i degës Dibër të Bashkimit Demokratik për Integrim, Artin Spahiu sot në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, fushatën e zhvilluar nga 2 partitë më të mëdha maqedonase e ka quajtur të pistë, e karakterizuar me shantazhe dhe përgjime të paligjshme, ku e vetmja shpresë për shoqerinë tonë sipas Spahiut është “Kryeministri Shqiptar”.

Postimi i plotë i Artin Spahiut në profilin e tij në Facebook:

Fushata e dy blloqeve politike maqedone, e veçanërisht e dy partive dhe liderëve të tyre, Zaev e Mickovski, mund të konsiderohet si fushata më e pistë, më idiote, më kriminale, më arkaike dhe më shantazhuese!
Fushatë përgjimesh të paligjshme, kriminale dhe pa asnjë esencë politike që mund t’u jepnin shpresë qytetarëve, nga ku dëgjuam edhe fytyrat e vërteta të dy liderëve karakter prishur, kriminelë, të korruptuar dhe shovenist antishqiptarë.
Pas gjitha këtyre që pamë e dëgjuam, e vetme shpresë për shoqerinë tonë është #KryeministriShqiptar, Naser Ziberi!“, përfundon Spahiu në postimin e tij në Facebook. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu