Spahiu: Serbia do ta njeh Kosovën vetëm kur të ndodhë kjo gjë

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka shkruar në Facebook të enjtën se në momentin që në institucionet e Kosovës nuk ka as një flamur tjetër pos atij të Kosovës, atëherë Serbia e njeh Kosovën.

Deklarata e Spahiut vjen pasi Ish-përfaqësues special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka sugjeruar që Kosova të tërhiqet nga synimi për njohje nga Serbia.

“Frank Wisner e ka gabim kur thotë se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga njohja e Kosovës prej Serbisë. Kam qenë në Zagreb gjatë luftës mes Serbisë e Kroacisë. Në atë kohë nuk kam hasur ndonjë kroat (të moderuar apo ekstremist) që shpresonte se një ditë Serbia do ta njeh Kroacinë, madje as atëherë kur Kroacia u bë anëtare e OKB pa marrë njohjen nga Serbia. Kur u thosha vazhdimisht se Serbia një ditë do ta njeh Kroacinë, kroatët ma kthenin me nervozë: KURRË, KURRË, KURRË. Megjithëkëtë njohja nuk vonoi”, ka thënë ai.

Ai mendon se të njëjtin rrjedh si të Kroacisë do ta ketë edhe Kosova.

“Tani po u them të gjithëve. Një ditë Serbia do ta njeh Kosovën. Full stop. Vetëm duhet që amerikanët dhe aleatët e tjerë të Kosovës t’i bëjnë më shumë presion Serbisë dhe të mos kenë aq mirëkuptim për politikën e saj siç po ka Edi Rama . Natyrisht, krahas kësaj Kosova duhet t’i konsolidojë institucionet e veta dhe patriotizmin e qytetarëve të saj. Në momentin që në institucione të Kosovës nuk do të shihet flamur tjetër pos atij të Kosovës (pra as flamur të Shqipërisë as të Amerikës e të askujt tjetër), Serbia e humbë shpresën që, në bashkëpunim me Tiranën, do ta ndajë Kosovën. Kësi rasti Serbia do të dorëzohet e do ta njeh Kosovën”, ka thënë Spahiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu