Spasovski flet për marrjen e shtetësisë dhe propozimin e MPB-së pas takimit Zaev-Sela-Gashi

Për të gjetur një zgjidhje për Ligjin për shtetësi të propozuar nga koalicioni ASH-AAA në takim ishte edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Ai sonte në Click Plus shpjegoi se si do të marrin shtetësi ato të cilët nuk kanë.

“Ne jemi përgjegjës për ligjin për shtetësinë, nga ai aspekt, së bashku me Kryeministrin, kemi biseduar me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Kemi pasur bisedime konstruktive dhe jemi duke bërë progres në krijimin e metodologjisë se si të gjejmë një zgjidhje. Është bërë një analizë e plotë e situatës. Në Ministrinë e Brendshme punon një grup në mënyrë që ata qytetarë që janë në vend të marrin shtetësinë,” tha Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu