Spasovski: S’e kuptoj përse i duhej Onishçenkos shtetësia e Maqedonisë, ai jeton në Gjermani

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski komenton rastin e Oleksandr Onishchenko.

“Disa dështime mund të ndodhin kudo. Çështja është nëse ato lëshime do të lihen anash apo do të ndiqen penalisht. Këtu përgjigja është e qartë dhe drejtori e bën të ditur – se është duke e sqaruar çështjen dhe po merren masat përkatëse” – tha Spasovski.

Spasovski tha se ukrainasi Oleksandr Onishchenko, i cili merr nënshtetësi maqedonase, jeton në Gjermani ku i ka të gjitha dokumentet, duke theksuar se nuk e ka të qartë pse Onishchenko i duheshin dokumentet tona.

I pyetur nëse në rastin e Onishchenkos ndonjë para ka përfunduar në xhepin e dikujt, ai thotë se menaxhmenti i ANB-së me siguri i ka të gjitha informacionet.

“Të gjitha ato informacione, jo vetëm informacione, por edhe fakte të vërtetuara, sigurisht që janë në duart e menaxhmentit të ANB-së dhe janë ata që do t’i komunikojnë të gjithëve ne se si, çfarë, pse është bërë, dhe në atë mënyrë do të përcaktohet përgjegjësia” – thotë Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu