Spasovski: Ta bëjmë së bashku këtë Vit të Ri 2023 më të lumtur, më të qetë dhe më të begatë

Jemi në prag për të mirëpritur Vitin e Ri 2023 me shpresë të re. Për arsye se thonë, me çfarë energjie do ti dëshirojmë mirëseardhje, energji të tillë do të na sjell çdo ditë të re në 364 ditë të tjera. Dhe, gjithsesi, ta përcjellim vitin 2022, si vit të pritjeve të mëdha, sfidave edhe më të mëdha dhe reformave në kuadër botëror dhe, gjithsesi në kuadër nacional, thotë në urimin e Vitit të Ri ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Në thelb, shton Spasovski, vetëm sa morëm pak frymë prej largimit të pandemisë me virusin korona, bota u ballafaqua me kriza të reja, pandemi nga dezinformatat, por edhe kërcënime ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë, migracioneve dhe ndryshimeve klimatike, posaçërisht nga kërcënimet nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, të cilët tani e ndryshojnë fytërën e përditshmërisë normale.

“Por, bota u bashkua në qëndrimin se e reja normale kërkon front të gjerë të koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër sfidave bashkëkohore të sigurisë dhe të zhvillimeve gjeopolitike. Dhe, këtu fillon reforma e vetëdijes globale”, thekson ministri.

Në kuadër nacional, nga ana tjetër, konfirmim për reformat të realizuara, por edhe erë në shpinë për ato të ardhmet, konsideron Spasovski, ishte fillimi i negociatave paraaderuese të vendit me BE-në, të pritura 17 vjet në dhomën e pritjes për kandidatë. Fillimi i skriningut në legjislacionin evropian, si hapi i parë në proces, i maksimalizon përpjekjet e institucioneve të përgjigjen ndaj asaj që pritet. Dëshmuam, shtoi ministri, se si shtet kemi potencial të përgjigjemi ndaj kërkesave kur perspektivat janë të qarta, kur mbylljen e ndërrojmë me familjen evropiane, e përgatitur të ndihmojë, të drejtojë, të inkurajojë dhe të nxit…

Si rezultat i kësaj, përkujton ai, e ka pasur nderin që si ministër i Punëve të Brendshme të nënshkruajë edhe dokumentet e para me Bashkimin Evropian, i pari Marrëveshja me FRONTEKS-in, kurse i dyti në lidhje me Planin e përbashkët për aksion në luftë kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor.

Spasovski përqëndrohet edhe në reformat në MPB.

Reformat ambicioze dhe serioze në nivel strategjik sollën përmbushjen e rekomandimeve nga Raporti i GREKO-së për evaulimin e Republiksë së Maqedonisë së Veriut-Rrethi i Pestë në temën ‘Parandalimi nga korrupsioni dhe promovimi i integritetit te pushteti qendror dhe te organet për zbatimin e ligjit’, për arsye të të cilave kemi bërë ndryshimin e legjislacionit, por punuam edhe në plan operativ që të dëshmojmë përkushtim ndaj këtij qëllimi strategjik, duke zbuluar 124 vepra penale të lidhura me korrupsionin ‘të rënda’ 227 milionë denarë. Reformat vazhduan edhe në kontekst të krijimit të një policie të pajisur mirë, efikase dhe profesionale e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve”, thoitë në urimin e Vitit të Ri, Spasovski.

Përkujton se vitin MPB-ja e ka rrumbullakësuar me 78 objekte në tërësi të rinovuara dhe energjetikisht efikase, janë furnizuar uniforma dhe pajisje për të gjitha njësitet organizative në MPB, 30 për qind kursime të energjisë elektrike dhe zbatim në vepër të agjendës për uniformë blu, e cila kujdeset për ambient të gjelbërt.

“Dëshmuam se mundet nga viti në vit të përmirësohen kushtet dhe rezultatet për efikasitietin e policisë, kështu në bazë të të dhënave statistikore mund të flasim për stabilizim dhe trende të uljes në fushat kriminale, kurse kemi rritje të efikasitetit të policisë për 30, 40, kurse në disa fusha edhe për 70 për qind. Siç e dini, rezultate të shkëlqyeshme janë arritur edhe në parandalimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me narkotikë. E tërë kjo kontribuoi për besim të lartë ndaj policisë për mbi 50 për qind nga të anketuarit në anketën e realizuar nga ana e Instituti Ndërkombëtar Republikan, që dëshmon se MPB-ja në tërësi është institucion i reformuar demokratik, i cili punon në dobi të të gjithë qytetarëve”, thekson ministri Spasovski.

Reformat ambicioze në shtet, posaçërisht në polici në periudhën e kaluar, por edhe bashkëpunimi i suksesshëm ndërkombëtar vendit i sollën mirënjohje edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas bashkësisë ndërkombëtare, MPB-ja, policia e Maqedonisë dhe shteti ynë janë vlerësuar jo vetëm si partner kredibil, por edhe si lider në rajon për bashkëpunim në fushën e asgjësimit të krimit dhe të përmirësimit të sigurisë, si urë në Ballkanin Perëndimor. Nëse ndaj kësaj e shtojmë edhe rangimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si Indeksit global për paqe në shoqëri të 36 vendeve më të sigurta në botë, si shtet më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, atëherë me kënaqësi mund të konfirmojmë përparimin e vazhdueshëm.

Çfarë na mbetet për vitin e ardhshëm 2023? Reforma e mendjes! Kjo është ajo që varet vetëm nga ne dhe që, gjithsesi, kemi potencial ta arrijmë. Nga çështjet më banale deri ato më të komplikuarat. Të mos ulemi prapa timonit dhe të ngasim automjetin nëse kemi konsumuar alkool ose pa hezitim të respektojmë shpejtësinë maksimale të lejuar në rrugë, gjatë kësaj duke menduar me të njëjtën ndjejnë si për fëmijën tënd, poashtu edhe për fëmijët tjerë si pjesëmarrës në trafik. Ose, të mos ofrojmë të holla për diçka që është obligim i sistemit, kurse nëse ndonjëri na kërkon, këtë menjëherë ta denoncojmë në polici. Ja edhe një shembull, do të thoja pikërisht para festave-mos i blini mjete piroetknike fëmijëve tuaj, nëse nuk dëshironi në mënyrë të drejtpërdrejt të ndikoni në rrezikimin e shëndetit të tyre ose edhe jetës së tyre. Nëse jeni dëshmitarë të ndonjë veprimi kriminal, denonconi në afatin më të shpejtë të munudr, për arsye se nëse nuk e bëni këtë, pikërisht ju mundeni të jeni viktima e ardhshme. Dhe shembuj të këtillë ka pa numër…”, u shpreh ministri Spasovski.

Ai shtoi se kjo është dëshira e tij e përbashkët për Vitin e Ri, e cila do të sigurojë një imput pozitiv, që të na sjell numër të madh të momenteve të bukura të cilat do t’i festojmë së bashku. Le të jetë kjo rruga në drejtim të perspektivës së ndritshme për shtetin të cilin e dëshirojmë.

“Të bëjmë së bashku që Viti i Ri 2023 të jetë më i lumtur, më i qetë dhe më i begatë!”, porosit ministri Oliver Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu