Stoilkovski: Raporti LSDM – BDI, është katastrofik për shtetin dhe popullin

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së opozitare, Naum Stoilkovski, sonte në Programi 200 me Nazim Rashidin në Alsat, tha se të gjithë emrat për të cilët partia thotë se kanë pasuri të padeklaruar, çojnë në Qeveri, gjegjësisht në LSDM dhe BDI.

“Të gjithë emrat çojnë te koka e oktapodit, dhe ju e dini ku është oktapodi, ai është në qeveri. Të gjitha aferat që arrita t’i fus në këtë intervistë, të gjitha të çojnë te LSDM dhe BDI-ja.

Ky kombinim është katastrofik për Maqedoninë dhe për popullin e Maqedonisë, për të gjithë. Ne po zhytemi në varfëri, në krim dhe korrupsion dhe në pandëshkueshmëri”, tha Stoilkovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu