Pas largimit të Masimilano Allegrit tashmë Juventusit ka nisur punën për gjetjen e trajnerit të ri.
Emrat në fakt janë të shumë si Conte, Guardiola, Gasperini. Por dje në mbrëmje mediat italiane bëjë të ditur se Jose Mourinho është parë në rrugët e Torinos teksa ka pasur dhe një takim me Andrea Agnellin.
Portugezi është i pa punë që prej dhjetorit kur dhe u shkarkua nga Manchester United.
Ndërkohë thuhet se ideatori i kësaj cështje bashkombasi i tij Cristiano Ronaldo.
Gjithashtu, disa ditë më parë, në studiot e “Bein Sport”, ku Mourinho është analist, ky i fundit zbuloi se një lojtar e kishte telefonuar për t’i thënë që duhet të ishte trajner tek ekipi ku ai po luan. Tekniku luzitan ishte përgjigjur se atje nuk e donin, por atij i ishte thënë nga telefonuesi se fito 2-3 ndeshje dhe të gjithë do të të duan.
Tashmë, thuhet se telefonuesi misterioz i Murinjoës ka qenë Kristiano Ronaldo, i cili i ka kërkuar bashkombasit të tij, të bashkohet me të te Juventusi. /albeu.com/










