Studentët hungarezë padisin fakultetin, nuk duan ta mësojnë gjuhën serbe

Gjykata e Apelit në Novi Sod e ka karakterizues diskriminues, vendimin e Fakultetit Juridik në këtë vend, i cili detyron studentët të japin provimin pranues të gjuhës serbe, trasnmeton Gazeta Metro.

Me këtë rast, diskriminues doli të jetë edhe ligji i Arsimit të Serbisë, që parasheh kontrollin e njohjes së gjuhës serbe në provimet pranuese.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit së Serbisë është marrë në bazë të padisë së dyfishtë të organizatës joqeveritare të Lidhjes së Nxënësve Hungarezë të Vojvodinës.

Për herë të parë kjo organizatë e ka paditur Fakultetin Juridik në vitin 2015 për shkak të diskriminimit, gjegjësisht pamundësisë së studentëve të japin provimin pranues në gjuhën e tyre amtare.

Me këtë rast, në fillim të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Novi Sad e ka obliguar Fakultetin Juridik që në të ardhmen t’i organizojë provimet pranuese edhe në gjuhët e pakicave kombëtare me vlerësim se duke e refuzuar këtë, fakulteti ka vepruar në mënyrë diskriminuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu