Studentët të hënën protestë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“Studentë nga Maqedonia me dekada ka qenë viktimë e politikave të këqija dhe pasivitetit institucional. Është koha të ngrihemi kundër shkatërrimit të standardit studentor. Ndaj është koha e rezistencës studentore”.

Kjo thirrje vjen nga një nismë studentore në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur për mbajtjen e një proteste studentore para Kuvendit republikan të hënën në orën 16.00, përcjell INA.

Studentët që thërrasin protestën kërkojnë tërheqjen e propozim-amandamenteve të Ligjit për ushqime të subvencionuara të studentëve dhe rritje e vaktit nga 120 në 150 denarë. Studentët kërkojnë barazimin e bursave me shumën më të lartë, përjashtimin e studentëve nga masat antikrizë të qeverisë për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike, përmirësimin e kushteve dhe rehabilitimin e menjëhershëm aty ku është e nevojshme në konviktet studentore.

Studentët e caktuan këtë protestë pasi disa deputetë propozuan ndryshime në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve.

Njëra nga nënshkruesit e këtij propozimi, deputetja Monika Zajkova, ka bërë të ditur sot se propozimi për këto ndryshime po tërhiqet dhe u ka bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 16 të vijnë në Kuvend dhe të merren vesh për masat për përmirësimin e standardit të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu