Sulmet e Hamasit, Charles Michel bisedime me Netanyahun: BE qëndron me Izraelin, pengjet të lirohen menjëherë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka komunikuar këtë të shtunë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Presidenti i Këshillit Europian konfirmoi solidaritetin e fortë të BE-së ndaj Izraelit, pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit më 7 tetor.

Gjithashtu ai bëri thirrje që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë.

Ruajtja e stabilitetit në Bregun Perëndimor është me rëndësi të madhe. Dhe duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, tha ndër të tjera ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu