Sulmet ndaj Ozilit nuk kanë fund, presidenti i Bayern “shpërthen” keq ndaj tij

Edhe pse Ozil është larguar nga kombëtarja e Gjermanisë sulmet ndaj tij nuk kanë marrë fund.

Tashmë është residenti i Bayernit të Munichut, Uli Hoeness, që ka shpërthyer në kritika ndaj Ozil.

Hoeness madje ka shkuar edhe më tej duke thënë se sa herë Bayerni ka luajtur kundër Arsenalit, e ka zhvilluar lojën rreth Ozil, pasi që sipas tij, Mesut ishte pika më e dobët e londinezëve.

“Jam i kënaqur që kjo dramë mori fund. Prej disa vjetësh ai ka luajtur në mënyrë katastrofale”, deklaroi fillimisht Hoeness.

“Sa herë që Bayerni luajti ndaj Arsenalit, ne luajtëm rreth tij sepse e dinim që ai ishte pika e tyre e dobët. Largimin e tij duhet ta shohim në aspekt sportiv: Ozil nuk ka hapësira në Kombëtare sepse nuk e meriton”, përfundoi ai. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu