Sulmi i Hamasit më 7 tetor, Jep dorëheqjen shefi i inteligjencës izraelite

Kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë dorëheqjen, sipas një raporti të Associated Press, për dështimet rreth sulmit të 7 tetorit. Aharon Haliva është figura e parë e lartë që jep dorëheqjen pas sulmit të Hamasit.

Ai kishte thënë në tetor se mbante mbi supe fajin për dështimin për të parandaluar sulmin, i cili depërtoi mbrojtjen shumë të lavdëruar të Izraelit. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi kërkesën e Haliva për të dhënë dorëheqjen dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij.

Rreth 1200 izraelitë u vranë në sulmin e 7 tetorit, duke nxitur një valë urrejtje dhe hakmarrje kundër grupit milant të Hamasit. Mbi 34 mijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, ndërsa Gaza pothuajse është shkatërruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu