Sulmi me bombë ndaj funksionarit të BDI-së, merret në pyetje Nazmi Beqiri

Një ditë pas atentatit në Kumanovë cak i së cilit ishte këshilltari i BDI-së Feriz Dervishi, burime të Alsat M bëjnë të ditur se policia ka bastisur disa shtëpi në fshatin Çerkez dhe ka marrë në pyetje funksionarin e BDI-së Nazmi Beqirin dhe familjarin e tij Idriz Beqirin.

Policia ka bastisur edhe familjen Misini në Çerkez, anëtarë të së cilës janë përfshirë në incidentin e dy muajve më parë në Reçicë ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova. Siç mëson Alsat, gjatë bastisjes në shtëpinë e Nazmi Beqirit janë sekuestruar tre armë zjarri, ndërsa në shtëpinë e të afërmit të tij Idriz Beqiri janë sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikator me 45 plumba.

Ndaj tyre policia do të ngre kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mbajtje e paautorizuar, prodhim i armëve dhe mjeteve tjera shpërthyese”. Jozyrtarisht mësohet se për Nazmi Beqirin do të udhëhiqet procedurë e rregullt ndërsa për të afërmin e tij Idriz Beqiri, procedurë e shpejtë. Ndërsa gjatë bastisjes tek familja Misini janë sekuestruar telefona. Këshilltari i BDI-së Feriz Dervishi i cili dy natë më parë i shpëtoi atentatit, në një prononcim për Alsat M aktin e cilësoi si terrorist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu