Sulmohet me thikë shefi i policisë në Strugë

Është goditur me thikë shefi i policisë në Strugë, Dritan Ajro, informon KlanM. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa siç mësohet, Ajro është jashtë rrezikut për jetën.

Informacionin për KlanM e kanë konfirmuar edhe nga MPB, prej ku thonë se sulmuesi është arrestuar.

“Sot (28.07.2023) rreth orës 19:00 në Strugë, zyrtarë policorë nga NJPB Strugë kanë privuar nga liria S.N. (44) nga fshati Veleshtë i Strugës, pasi sot rreth orës 17:30 në rrugën “Risto Krle” në Strugë me një send të mprehtë e ka sulmuar DA (46) nga Struga. D.A është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku konstatohet se ka lëndime të rënda. Kundër sulmuesit do të bëhet kallëzim përkatës penal në koordinim me prokurorin publik”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu