Sulmuesi spanjoll tregon shkakun e largimit nga Barcelona

Sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer, nuk është penduar për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’iu bashkuar skuadrës së Dortmundit.

“Në fund, e gjitha ka të bëjë me vendimet. Kur je pjesë e Barcelonës për vite të tëra, unë nuk kisha një rol të rëndësishëm, gjërat nuk po shkonin ashtu siç kërkoja. Vendosa të kërkoja për më shumë minuta diku tjetër. Një lojtar me vetëbesim është më i mirë se një pa vetëbesim”, ka thënë Alcacer.

“Unë u largova me qëllim që të ndihesha më i lumtur gjatë ndeshjeve. Vendimin që pata mundësi ta marrë, e mora. Bisedat e trajnerin Ernesto Valverden ishin private dhe unë vendosa të kërkojë për një klub të ri”.

“Në Barcelonë, me Luis Suarezin, Lionel Messin, Ousmane Dembelen, është e vështirë të kesh mjaftueshëm minuta për të luajtur”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu