A do ta shpëtojë Ali Ahmeti kokën e Gruevskit

Derisa të gjitha partitë politike të opozitës shqiptare janë shprehur se nuk do të bëjnë koalicion me liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti nuk e ka përjashtuar një gjë të tillë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët është shprehur hapur se nuk do të bashkëpunoj me kriminelët. Rilindje me Besë theksoi se nuk do të bashkëpunojë me persona të akuzuar nga Prokuroria Speciale, kurse PDSH është e gatshme ti ndihmojë secilës parti, përveç Ahmetit dhe Gruevskit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se do të bashkëpunoj me partitë maqedonase e cila ka fituar legjitimitetin në zgjedhje.

“Në radhë të parë unë do të respektojë parimin, parim shumë i drejtë, që do të thotë, pala që fiton te komuniteti maqedonas do të jetë palë që duhet të bisedohet. Dhe çelësi i bisedimeve është platforma, është doktrina e Bashkimit Demokratik për Integrim”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu