Takim i Komitetit të përzier parlamentar Maqedonia e Veriut dhe BE-ja

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbahet takimi i 18-të i Komitetit të përzier parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe BE-ja.

Siç njoftoi pres-shërbimi kuvendor, në hapjen e takimit virtual fjalime do të kenë Andreas Shider dhe Bilall Kasami, në cilësinë e bashkëkryesuesve të Komitetit të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian.

Për gjendjen e marrëdhënieve midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me fokus të zbatimit të shkëlqyeshëm të të drejtës së BE-së, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të flasin Nikola Dimitrov, zëvendëskryeministër i obliguar për Çështje evropiane dhe Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme , në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në emër të BE-së do të flasin Gjenovera Ruiz Kalavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, në emër të Komisionit Evropian dhe Angelina Ajhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në emër të Shërbimit për punë të jashtme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu