Takohen Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend, çfarë u bisedua?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dje kanë zhvilluar një takim të përbashkët në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë. Takimi i zhvilluar ka pasur të bëj me ndryshimet kushtetuese, ku siç theks i veçantë siç thuhet është diskutuar çështja e heqjes së 20% nga Kushtetuta.

“Me këtë rast z.Menduh Thaçi e informoi z.Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20% në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe).

Poashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktuelitetin politik në vend dhe më gjerë. Bashkbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thonë mes tjerash në njoftimin nga PDSH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu