Taksa bullgare dha efektet e para, filloi rritja e çmimit të gazit në Maqedoni

Furnizuesit, të cilët kanë kontratë të drejtpërdrejtë me ‘Gazprom’ filluan ti të rrisin çmimet me 10 euro, duke inkorporuar taksën e vendosur në Bullgari. Në vend kemi dy furnizues të tillë, njëri është TE-TO dhe tjetri është një kompani në Maqedoni që përdor tërësisht gazin rus. Ata tashmë po bëhen jo konkurruese në tregun vendor duke furnizuar gaz natyror rus, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Kreshnik Bekteshi tha se aktualisht nuk do të ketë ndikim në rritje të çmimit të konsumit të brendshëm pasi që kanë të siguruar gjysmën e konsumit vjetor para se të aplikohet taksa e tranzitit të gazit rus që kalon përmes Bullgarisë.

Sasitë e çliruara janë për gazin e Azerbejxhanit, nga furnizuesi LNG që vijnë nga terminalet e Turqisë dhe Greqisë. Ka gaz që vjen edhe nga SHBA-të dhe burimet tjera, por nuk ka aspak gaz rus që vjen drejt nesh. Nëse lirohen edhe 200 milionë m3 gaz për Maqedoninë do të ketë zero shpenzim të gazit rus dhe kjo do të shkojë në dëm të disa furnizuesve, por do të shkojë në interes të qytetarëve”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Nga 1 nëntori ngrohja qendrore u shtrenjtua 4,51% për 58 mijë konsumatorët në Shkup. Madje nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thanë se kjo është rritja minimale, duke iu falënderuar energjisë termike që blihet me çmim të ulët nga TE-TO. Kreu i këtij rregullatori Marko Bislimovski tha se po të mos blihet energji termike nga TE-TO mund të shtrenjtohet shumëfish ngrohja qendrore. Ministri Bekteshi tha se janë duke kërkuar burime tjera që të mos paguajnë taksën e gazit rus, e mos të ketë rritje çmimesh.

Qytetarët duhet të jenë të qetë për ngrohjen dhe për një pjesë të industrisë, ne nga viti kaluar tani më i kemi siguruar sasitë, në të cilat nuk do të ketë asnjë ndikim aplikimi i taksës 10 euro. Por, nëse ka nevojë të shfrytëzohet energjia termike nga TE-TO, atëherë do të mund të ketë ndikim sepse TE-TO shfrytëzon gaz që është i blerë nga ‘Gazprom’ në Republikën e Maqedonisë. Shpenzimi total është rreth 400 milion m3 gaz natyror, ne pothuajse për gjysmën i kemi liruar kapacitetet kurse për pjesën e mbetur është patjetër të furnizohemi nga ‘Gazprom’”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Autoritetet tona akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Komisioni Evropian dhe Bashkësia energjetike Evropiane për ankesat që kanë drejtuar nga vënia e taksës së gazit rus që transitohet përmes Bullgarisë.

Nëse këto nuk sigurohen, vet kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se mund të ketë rritje për 20% të ngrohjes qendrore dhe energjisë elektrike, që si pasojë mund të ketë edhe rritje të çmimit të ushqimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu