Tani është kandidat për kryeministrin e parë shqiptar, por 4 muaj më parë deklaronte se koalicioni LSDM-Besa do jetë fitues

U prit mjaft me habi në opinion emri i Naser Ziberit për kryeministrin e parë shqiptar nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Naser Ziberi ka qenë ish-deputet nga rradhët e PPD-së dhe ish-ministr i Punës dhe Politikës sociale, ku pas “pensionimit” nga politika për shumë kohë ka luajtur rolin e analistit, shkruan InfoShqip.

Kështu Ziberi para 4 muajsh deklaronte se koalicioni mes LSDM-së dhe Besës mund të rrisë sasinë e mbështetjes së votuesve.

Qytetarët, një pjesë e konsiderueshme, kanë dëshirë të mbështesin një koalicion që ka mundësi që të mbetet në pushtet ose të fitojë pushtetin nëse është në opozitë“, deklaronte Ziberi reth 4 muaj mëparë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu