Tanke, dronë dhe super avionë: Ushtritë më të fuqishme në botë për 2021, ku renditen Turqia, Greqia, Izraeli, Serbia

Global Firepower ka publikuar listën e vendeve sipas fuqisë ushtarake për vitin 2021. Lista me ushtritë më të fuqishme ushtarakisht në botë nuk ka ndryshime në vendet e para të saj ku kryesohet nga SHBA-të me një indeks tepër të lartë, ndjekur nga Rusia dhe Kina në vend të dytë dhe të tretë me një diferencë të madhe në raport me amerikanët sa i përket fuqisë ushtarake, investimeve si edhe potencialit ushtarak.

Në vend të katërt renditet India, e pesta Japonia dhe e gjashta Koreja e Jugut, e ndjekur në vend të shtatë nga Franca dhe të tetë nga Britania e Madhe.

Brazili renditet i nënti dhe Pakistani i dhjeti. Shteti islamik është zgjeruar ushtarakisht këtë vit me investimet e bëra për shkak të rivalitetit të madhe me Indinë duke u rritur në renditje.

Duhet theksuar se pjesa më e madhe e vendeve më të fuqishme janë fuqi bërthamore, përveç Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilat ia kanë ndaluar vetes prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë. Turqia renditet në vendin e 11 duke lënë pas Italinë dhe Egjiptin në vendet e 12 dhe 13.

Renditja sipas GlobalFirepower për vitin 2021

1-SHBA
2-Rusia
3-Kina
4-India
5-Japonia
6-Koreja e Jugut
7-Franca
8-Britania e Madhe
9-Brazili
10-Pakistani
11-Turqia
12-Italia
13-Egjipti
14-Irani
15-Gjermania
16-Indonezia
17-Arabia Saudite
18-Spanja
19-Australia
20-Izraeli.

….

29-Greqia

….

61-Serbia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu