Taravari: “ASH e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë shqiptare”

Lideri i ASh-së, Arben Taravari i ftuar në ClickPlus në TV21 ka folur për zërat se partia që udhëhiqet nga ai, do të bëhet pjesë e Qeverisë. Ai nuk e përjashtoi mundësinë, por kur u pyet se a ka ofertë, tha se jo.

Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha partitë shqiptare, ka deklaruar lideri i ASh-së, Arben Taravari.

“Prioritet është zhvillimi i Aleancës për Shqiptarët. Nëse mundet vetë të dalim në zgjedhje, por nuk përjashtojmë bashkëpunimet.

Kur them bashkëpunime, e kam fjalën me të gjitha partitë politike shqiptare”, tha Taravari në ClickPlus në TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu