Taravari: BDI po shpërbëhet

Me kërkesë të gazetarëve, ushtruesi i detyres kryetar i AH-së, Arben Taravari iu referua zhvillimeve të fundit në BDI, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në partitë tjera politike, por ka vlerësuar se shpërbërja e BDI-së ka filluar dhe se siç tha ai, kjo që ndodh është e madhe.

“Deri dje kam menduar se është episodi i ardhshëm i një filmi të parë, por mendoj se është më e thellë sesa kaq. Nuk duam të komentojmë zhvillimet në parti të tejra politike, por mendoj se dalë-ngadalë po ndodh shpërbërja e BDI-së, po do ta shohim, t’ai lejmë kohës e cila do ti tregojë të gjitha ngjarjet deri në fund”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.

Kontrolli i plotë i organeve të partisë si dhe i pushtetit nga Artan Grubi është problem kryesor i cili i shqetëson zyrtarët e BDI-së të cilët dy ditë më parë i dërguan ultimatum kryetarit Ali Ahmeti, për të vepruar. Ky i fundit pas ultimatumit të dhënë nga bashkë partiakët e tij për kthimin e menjëhershëm të partisë në binarë tha se partia e tij ka ngritur struktura të qëndrueshme me bazë të fortë, por nuk dha përgjigje të prerë për mos formimin e organeve partiake dhe akuzat e zyrtarëve të tij se përzgjedhja e kuadrove partiake është shndërruar në privilegj të Artan Grubit duke shpërfillur vullnetin e degëve e nëndegëve partiake. Ahmeti tha se BDI në këto 20 vite është mësuar me pakënaqësi të tilla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu