Taravari: Falënderoj të gjithë këshilltarët që votuan buxhetin për vitin 2023, në 2022 realizimi i buxhetit është 96.5%

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari me nje status në rrjetin social Facebook ka falenderuar këshilltarët për votimin e buxhetit të vitit 2023, shkruan InfoShqip.

Taravari thekson se gjatë vitit 2022 realizimi i buxhetit ka qenë 96.5%.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Falënderoj të gjithë këshilltarët që votuan buxhetin për vitin 2023, ndërsa gjatë vitit 2022, realizimi i buxhetit është 96.5%.

Është një buxhet i përpiluar bashkë me OJQ-të, qytetarët, bashkëpunëtorët, ndërmarrjet publike, palë të interesuara dhe faktorë të tjerë. Ky do të jetë një buxhet real, ekonomik, zhvillimor dhe gjithëpërfshirës.

Disa nga planifikimet dhe investimet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve janë: Investime në shkolla 8.000.000, në mbrojtjen e mjedisit 6.000.000, mbrojtje sociale 800.000 dhe 600.000 të tjera për barazinë gjinore, kultura 1.000.000, subvencione dhe transferta 3.500.000 si dhe për investime kapitale në infrastrukturë 120.000.000 dhe shumë e shumë projekte tjera në të mirë të qytetarëve.

Kujtojmë se, po ashtu, ka vijuar racionalizimi i shpenzimeve të Kryetarit ndër vite, ku nga viti 2017 që ishin 15.150.000, këtë vit planifikohen 8.230.000 ose në përqindje 45.6%, nga të cilat 10% shkojnë për beneficione sociale per kategori të rrezikuara sociale.
Na priftë e mbara!“përfundon Taravari./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu