Taravari kërkon dorëheqjen e Ilir Hasanit dhe Venko Filipçes

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një koment të tij, ka kërkuar dorëheqjen e Zëvendës Ministritë të Shëndetësisë, Ilir Hasanit, si dhe të Ministrit Venko Filipçe, duke theksuar se qeveria ka dështuar në sjelljen e vaksinave.

z.Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu.

Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qyetarëve. Qyetarët e këtij vendi po ikin në Sërbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sitemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi.“- u shpreh Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu