Taravari: Me BESËN e Bilall Kasamit do të bashkëpunojë

Prej fundjavës së shkuar, partia “Aleanca për Shqiptarët” në Maqedoni të Veriut, ka një kryetar të ri, Arben Taravarin, pas dorëheqjes në muajin gusht të kryetarit Ziadin Sela, i cili u tërhoq nga kryesimi i partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës. I ftuar në studion e Ditari në A2 CNN në Shqipëri, ai foli për sfidat e kësaj force politike në opozitë.

Ne kemi qendrim konzistent si parti politike dhe politikat tona do të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë. Deputetët e ASH-së janë më aktivët në Parlamentin e RMV-së dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të jemi opozitë konstruktive dhe do të vazhdojmë të insistojmë në atë që është fenomeni më i rrezikshëm në RMV, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndaj padrejtësisë që funksionon në këtë shtet. Do kontribuojmë edhe për kyçje në BE pasi e dini se Maqedonia dhe Shqipëria e filluan procesin e skriningut, dhe ne do të jemi suportues në këtë proces. Do vazhdojmë edhe me kritikat tona pasi shteti është vendi me më pak investime në Evropë, jemi shtet me inflacion më të lartë në BE. Për këto dhe çështje të tjera për shqiptarët do të vazhdojmë ta ngrejmë zërin”, tha Taravai.

Taravari: Ne jemi kundër referendumit që e kërkon opozita maqedonase

Më tej Taravari tha se si parti opozitare ASH do të vazhdojë të kontribuojë që ndryshimet kushtetuese të ndodhin sa më parë që të fillohen edhe zyrtarisht bisedimet me BE-në. Ai tha se të gjitha subjektet politike shqiptare në RMV janë ‘pro’ ndryshimeve kushtetuese.

Ne jemi kundër referendumit që e kërkon opozita maqedonase dhe si subjekt mendojmë se nuk duhet të paraqiten pengesa të këtilla”, tha ai.

Taravari thotë se me Besën si dy subjekte opozitare, janë edhe për bashkëpunim!

I pyetur se si do të jetë roli i ASH-së me subjektet tjera shqiptare në RMV, Taravari tha se me të gjitha subjektet ka komunikim, por me Besën si dy subjekte opozitare janë edhe për bashkëpunim.

Me këtë identitet politik do të vazhdojmë dhe do të komunikojmë me të gjithë, por është e natyrshme të ketë bashkëpunim mes subjekteve opozitare”, shtoi Taravari.

Në bazë të cenzusit të fundit në RMV shqiptarët dolën reth 30%, a do kërkoni më shumë të drejta, ishat pyetja e fundit drejtuar z. Taravarit nga gezetarja e A2CNN, në të cilën ai tha se:

Natyrisht ne vazhdojmë të kërkojmë të drejtat që na takojnë dhe që i kemi trashëgimi nga shteti i kaluar ku kemi jetuar, siç e dini në ish-Jugosllavi. Ne praktikisht, shqiptarët në Maqedoni kemi shumë më pak të drejta se sa shqiptarët që kanë pasur në Republiken Socialiste Federative të Jugosllavisë. Gjithashtu në qofte se i krahasojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që jane gati një çerekt e popullatës që jeton këtu, janë shumë më të vogla se të drejtat e Serbëve në Kosovë që janë 4 apo 5%. Kështu që shpesh e themi le ti kemi te drejtat e serbëve të Kosovës në Maqedoni, do ishim shumë të kenaqur”, deklaroi Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu