Taravari: Me Selën funksionojmë si binom, ai është simbol i ASH-së

Që nga themelimi i partisë, fillimisht LR-PDSH e tash ASH, ne me z. Sela kemi funksionuar si binom. Kështu tha sonte në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, u.d., kryetar i ASH-së, Arben Taravari.

“Kemi qenë zëri i qytetarëve dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Taravari.

Ai tha se me 80 vota është zgjedhur u.d. kryetar i partisë.

“Konsensus nuk kishte, pasi kishte katër vota kundër dhe pesë kundër, megjithatë kjo është e mirë për demokracinë partiake”, tha më tej Taravari.

Taravari tha se pozicioni i Selës në parti nuk është caktuar, por ai vazhdon të jetë aktiv me çka kjo konfirmon unitetin në parti.

“Më 17 dhejtor e kemi Kongresin dhe aty do të insistohet që ai të ketë pozicion në parti”, tha Taravari.

Taravari e quajti Selën simbol të ASH-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu