Taravari: Për 20 vite nuk është ndërtuar as një kilometër autostradë te pjes shqiptare në RMV

Taravari në një intervistë për televizionin “Abc News Albania”, kur u pyet se cilat janë sot pengesat e shqiptarëve në RMV, e nisi nga ato ekonomike-financiare. Nëse analiazohen investimet, të gjitha shkojnë te pjesa maqedonase.

Paratë të cilat vijnë nga niveli qendor nëpër komuna, niveli më i ulët i parave që u kthehen komunave janë në zonën e Pollogut, aty ku janë shqiptarët ose Tetova dhe Gostivari. Maqedonia është shteti më i centralizuar në Ballkan, pasi që komunat kanë mundësi për investime jo më shumë se dy-tre milionë euro. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët tanë në Greqi, Bullgari, Kosovë, Shqipëri dhe e dimë se atje mundësit dhe niveli i decentralizimit është shumë më i madh. Kur them dcentralizimi e mendoj atë ekonomik dhe fiskal që në Maqedoni ngecën. Praktikisht ai që e ka pushtetin qendror…komunat bëjnë vetëm punë logjisike lokale sa për t’a amortizuar popullatën. Paratë e tatim-paguesve nuk u kthehen komunave, ndërsa ata më mirë i dinë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët”, deklaroi Travari.

Njëra nga pjesët kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ka qenë edhe decentralizimi, i cili sipas Taravarit, është bërë vetëm pjesërisht.

Decentralizimi fiskal nuk është bërë asnjëherë në Maqedoni, kjo vlenë edhe për komunat maqedonase dhe për ato shqiptare. Nëse flasim në nivel të kulturës, në komunat e Maqedonisë Lindor, atje ku jetojnë shumica e maqedonasve, të gjitha institucionet kulturore i kontrollojnë komunat, kurse te komunat ku jetojnë shqiptarët ende nuk i kanë kompetencat komunat për kulturë”, theksoi më tej Taravari.

Investimet e huaja varen prej Qeverisë, tha më tej Taravari. Ai thekson se nëse vjen një investitorë i huaj takimin e parë e ka me kryeministrin dhe kryeministri ato i çon në vendbanimet maqedonase pasi partia shqiptare në pushtet nuk e ka ndaluar një gjë të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu