Taravari: Regjimi i Gruevskit ra falë ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbrëmjen e sotme ka dhënë një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News24”, një televizion në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Taravari tha se ASH është partia më e preferuar në Maqedoni për bashkëpunim. Më tej, ai theksoi se marrëdhëniet me partinë në pushtet janë korrekte, teksa vijoi duke thënë se partia Levica është ajo e cila e ka shpallur që është anti-Nato.

“Partia më e preferuar në Maqedoni për të bashkëpunaur është Aleanca për Shqiptarët edhe pse ne tani jemi parti opozitare. Regjimi i Grueskit e cila ishte në qeverisje deri në 2016, Aleanca ishte arsyeja që u bashkuan dhe e rrëzuan këtë regjim.

Opozita e ka për obligim të kritikojë, kurse më partinë më të madhe e cila është në opozitë kemi raporte korrekte, Kemi patur një bashkëpunim për 6 komuna për 2021. Partia Levica është anti nato, pro ruse dhe praktikisht kjo është arsye për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin”, tha Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu