Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka reaguar lidhur me regjistrimin e popullatës. Ai në rrjetin social Facebook u shpreh se kush tenton të ndalojë regjistrimin është kriminel, shkruan InfoShqip.com
Në vazhdim postimi i tij në Facebook:
“Regjistrimi do të zbatohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill 2021. Regjistrimi do të zbatohet sipas gjendjes më 31 mars 2021 në orën 24:00 (momenti kritik i Regjistrimit)”. Ligji i regjistrimit të popullsisë.
Kushdo që pengon regjistrimin pas këtij mometi kritik është kriminel që duhet të përgjigjet para gjykatës, njejtë si ata që e anuluan regjistrimin paraprak, në vitin 2012!“-shkruan ai./InfoShqip.com









