Taravari: Shpresoj që nën Presidencën e Suedisë, Maqedonia e Veriut zyrtarisht të nis bisedimet për në BE

Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë se kryetari Arben Taravari ka uruar ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larsson Jain me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) nga Suedia.

Siç thonë nga ASH, ai me këtë rast ka uruar që Maqedonia e Veriut nën kryesimin e Presidencës nga Suedia edhe zyrtarisht të hapë bisedimet për anëtarësim në BE.

“E nderuara ambasadore Ami Larsson Jain, urime për fillimin e presidencës suedeze të BE-së! Jam i bindur se presidenca suedeze do të ruajë vrullin e zgjerimit të BE-së dhe shpresoj që Maqedonia e Veriut gjatë semestrit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapë bisedimet për anëtarësim në BE”, ka shkruar kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Twitter.

Ndryshe, Suedia më 1 janar mori kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia e merr nga Çekia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu