Taravari takoi ambasadorin çek Jaroslav Ludva

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.) Arben Taravari priti sot në selinë e partisë në Tetovë, z. Jaroslav Ludva – ambasador i Çekisë në Shkup.

Kryetari Taravari e përgëzoi ambasadorin për presidencën e sukseshme çeke me Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e fokusit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe e falënderoi atë për angazhimin e qeverisë çeke në heqjen e vetos bullgare karshi Maqedonisë së Veriut.

“Diskutuam për problemet kryesore me të cilat ballafaqohemi si shtet, veçanërisht falimentimin e shtetit të së drejtës dhe korrupsionin. Shpreha bindjen se procesi i skriningut duhet të përdoret nga institucionet e BE-së për të shtyrë reforma të guximshme në këtë rrafsh”, theksoi kryetari Taravari.

Në takim u bisedua edhe për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje për të kaluar ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e RMV-së, me çka përfundimisht do të hapen negociatat për anëtarësim në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu