Tasevska: Qytetarët po i ‘rrjepin’. Çmimet në rafte duhet të jenë të njëjta me ato në kasë

Praktika një çmim në rafte, tjetër çmime në kasë nëpër shitore nuk duhet të ekzistoj dhe në rast se qytetarët vërejnë parregullsi të këtilla të denoncojnë në Inspektoratin e Tregut apo në Organizatën e konsumatorëve, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, Tatjana Tasevska, nga Organizata e Konsumatorëve, shkruan Alsat.

“Duhet i njëjti çmim që është në rafte të jetë dhe çmimi që do paguani në kasë. Nga ana tjetër, tregtarët për shkak të kësaj gjendje, ndryshimi i përhershëm i çmimeve, arsyetohen se nuk kanë kohë që ti ndryshojnë çmimet edhe në rafte edhe në kasë, megjithatë në kasë i ndryshojnë shumë më shpejtë se sa në kasë. Praktika e këtillë nuk duhet të ekzistoj. Në rast se qytetarët vërejnë një praktikë të këtillë duhet të drejtohen ose tek ne ose të Inspektorati i tregut”, tha Tasevska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu