Të enjten lëshohen në përdorim kartëmonedhat e reja në Maqedoni (FOTO)

Banka Popullore e Maqedonisë prej më 15 dhjetor, do të lëshojë në qarkullim kartëmonedhat e reja të 200 dhe 2000 denarë, dhe njëkohësisht do të hiqet nga përdorimi kartëmonedha 5000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB njoftoi se vendimi për të nxjerrë kartëmonedhat e reja të 200 dhe 2000 deanrëve, rrjedh nga nevoja për të ribalancuar kartëmonedhat ekzistuese.

Bankat Komerciale në Maqedoni, do t’i zëvendësojnë kartëmonedhat prej 5000 denarëve nga 15 dhjetori 2016 deri 28 shkurt 2017, ndërsa nga 1 marsi do t’a zëvendësojnë Bankat Kombëtare të Maqedonisë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu