Pas paralajmërimit se nesër do ta bllokojnë pikën pagesore “Rramanli” në autostradën Kumanovë-Shkup në shenjë proteste, e falimentuara Liljana Georgievska dhe koordinatori Ali Osmani, dje janë thirrur në stacionin policor në Kumanovë, njofton “Sakam da kazam.mk”.
Atje u është tërhequr vërejtja se nëse dalin të protestojnë në autostradë e thyejnë ligjin dhe për atë do të përgjigjen. Përveç kësaj ata iu kanë dhënë të nënshkruajnë edhe ndonjë dokument se u është tërhequr vërejtja, por nuk i’u kanë dhënë kopje nga i njëjti, transmeton Infoshqip.com
Sërish, e falimentuara Georgievska thotë se nuk do të heqë dorë dhe paralajmëroi se nesër nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do ta bllokojnë hyrjen dhe daljen në Kumanovë, ndërsa më pas në këmbë përmes autostradës do të vazhdojnë deri te pika pagesore “Rramanli”. Të falimentuarit kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre, të marrin dëmshpërblim dhe kompensim mujor në të holla deri në pensionimin e tyre ose punësim të sërishëm./infoshqip.com