Kryetari i RDK-së Fadil Zendeli i tregon “muskujt” në Gostivar…
Rilindja Demokratike Kombtare e Fadil Zendelit ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror në zyrat e RDK-së në Tetovë. Kryetari i RDK-së Fadil Zendeli foli për aktualitetitin politik, zhvillimet brenda RDK-së dhe përpjekjen e bashkëpunimit me partit tjera jashtparlamentare.
Pas elaborimit të përgjithshëm në një atmosferë të debatit konstruktiv dhe të argumentuar Kuvendi Qëndror i RDK-së i solli vendimet si më posht.
1. Pezullimin e pjesëmarjes së RDK-së në koalicionin “Aleanca për shqiptarët”. Kjo për arsye se LR-PDSH dhe kryetari i saj nuk reflektoi konstruktivitet bashkëpunimi me organet legjitime të RDK-së dhe duke i shkelur vendimet e organeve partiake ajo zgjodhi të bashkëpunoj me kryetarin e shkarkuar nga kuvendi i RDK-së, organ i cili edhe e ka zgjedhur, aq më tepër kur platformën e “Aleancës për shqiptarët” e ka votuar Kuvendi qendror i RDK-së si organ partiak.
2. Kuvendi Qëndror i RDK-së e miratoi platformën politike të hartuar nga grupet punuese të RDK-së dhe Lëvizjes Besa. Kjo platform do të jetë ofertë e përbashkët me të të cilën RDK dhe Lëvizja Besa do të garojnë në zgjedhjet e radhës. Me qëllim që artikulimi i kërkesave të shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm, edhe më tej mbetemi të hapur për bashkëpunim me partite tjera, OJQ dhe grupet e interesit. Gjykojmë se vota e çdo qytetari ka rëndësi të veçant, prandaj i ftojmë ato që ti bashkangjiten këtij koalicionimi me qëllim që ndryshimi të vij sa më fuqishëm.
3. I bëjmë apel faktorit ndërkombëtar në veçanti SHBA-ve dhe BE-së si garantues të marrëveshjes së arritur në mes katër subjekteve të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për tejkalimin e krizës politike në mënyrë institucionale me qëllim që të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike.
4. Kuvendi Qëndror i RDK-së i jep përkrahje dhe mbështetje të parezervë Prokurorisë Speciale si shpresë e vetme për ta rikthyer sado pak sistemin e vlerave të vërteta europiane. Gjykata speciale do të ishte një lehtësim dhe përshpejtim i proceseve të Prokurorisë Speciale me qëllim që të bëhet dekriminalizimi i individëve dhe institucioneve shtetërore.
Ndryshe, kohë më parë në Arena të Tv Shenja Zendeli kryetari i RDK-së, i pyetur se si do të garojë në zgjedhje RDK-ja, Zendeli tha se ata nuk heqin dorë nga legjitimiteti që e kanë në këtë subjekt politik.
“Të gjitha strukturat partiake janë me ne. Nga Kuvendi, kryesia qëndrore, të gjitha degët në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni janë atje ku kanë qenë. E gjithë kryesia qëndrore e cila është edhe në vendimin gjyqësor, janë të njejtit persona, i vetmi ndryshim ka ndodh te kryetari”, deklaroi Zendeli.
Ndërkohë, në një takim Fadil Zendeli, i caktuar nga kuvendi i RDK-së si lider i kësaj partie, sonte në qytetin e Gostivarit kishte mbledhur strukturën lokale.
Gjatë takimit, është diskutuar aktualiteti politik, bashkëpunimi me Lëvizjen BESA si dhe zhvillimet e tjera. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i degës së Gostivarit, Arben Ademi, raportojnë mediat lokale në Gostivar.
Në këtë takim të kryetarit të RDK-së, Zendeli, të pranishëm kanë qenë edhe të gjitha strukturat – apo kryetarët e nëndegëve të RDK-së në Gostivar. Ky takim me këtë shtrirje strukturore në terren thuhet se i ka alarmuar “forcat progresivo – regresive” të BDI-së.