A do të jetë Hojt Ji ambasadori i Ardhshëm i SHBA-ve në Maqedoni, deklarohet vet Ji

Një nga interesat kryesore të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është të ndihmojë vendet e këtij rajoni për t’u integruar në Evropë dhe për të ndërtuar një të ardhme të begatshme, demokratike dhe të qëndrueshme, tha zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Brajan Ji.

Interesi ynë është rajoni që kanë ekonomi më të mirë të tregut që do të ofrojë mundësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht të rinjtë” –tha Ji në një intervistë me televizionin H1 Sarajevë, transmeton InfoShqip,com

Ai i hodhi poshtë shkrimet e disa mediave se ai do të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Maqedoni, duke shtuar se ai është “i kënaqur me punën që po bën tani”.

Duke iu referuar paralajmërimeve të një strategjie të re të SHBA-së për Ballkanin, Ji theksoi se për politikën amerikane nuk vendosin disa diplomatë, por Uashingtoni.

Në rastin e rajonit, qeveria amerikane mbështet fuqimisht aspiratat për anëtarësimin në BE,” shtoi Yi.

Lidhur me dëshirën e Serbisë për t’u bashkuar me BE-në por jo edhe në NATO, Ji ka theksuar se e drejta sovrane e çdo vendi është për të miratuar një vendim strategjik, ku dëshiron të amëtarësohet.

“Vendet që dëshirojnë të bashkohen në Bashkimin Evropian, NATO-s apo ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare, do të duhet t’i bindin udhëheqësit apo anëtarët e këtyre organizatave që janë të angazhuar me të vërtetë për këtë qëllim” – tha Ji në një intervistë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu