“Të neveritshme”, Kurti dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë.

Siç ka thënë ai, përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani.

“Dënoj kërcënimet e neveritshme ndaj policëve të ri të Policisë së Kosovës, zyrtarë nga komunitetet joshumicë. Përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. Të gjithë qytetarët e Republikës sonë kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje”, ka shkruar ai në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu