Të papunët në Austri do të përfitojnë 70% të rrogës, ja për sa muaj?

Të papunët në Austri do të marrin rreth 70% të rrogës që do të sigurohet nga shteti. Këtë e ka paralajmëruar kryetarja e Odës për punë dhe njëherit kandidate e Sindikatave socialdemokrate në Vjenë, Renate Anderl. Ajo ka thënë se për të papunët pagesa nga shteti nga 55% duhet të rritet në 70%.

Sipas saj, kjo duhet të ndodhë për shkak të inflacionit dhe se edhe këtë vit do të ketë probleme në tregun e punës. Nëse punëtori ngelet pa punë në Austri, ka të drejt të pagesës nga shteti prej 6 muajve. Rroga mesatare në Austri gjatë 2024 është 1720 euro. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu